← Shfleto

Sami Ibrahimi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1940 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze e filloi në Shkup, e vazhdoi në Zagreb kurse e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”NDIKIMI I GJUHËS SHQIPE NË TURQISHTËN FOLUR NË MAQEDONI DHE KOSOVË”(kr). Mr. Sami Ibrahimi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në --------------------- 19---- me temën:” ?“ Dr. Sami Ibrahimi së pari ishte si prof. në Shkollën Normale të Shkupit e më 1972 u pranua si asistent i Gjuhës dhe i Letërsisë Angleze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, mandej ligjërues i Metodikës së gjuhës angleze në këtë fakultet, ku punoi gjer më 1992. Tani është shef i Katedres së Gjuhës Angleze në Universitetin e Tetovës, ku edhe punon. Ka të botuara disa artikuj e studime dhe merret me përkthime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.