← Shfleto

Sami Frashëri

Doktor i shkencave filologjiko – filozofike

Lindi më 1850 në Frashër. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, në Janinë mësoi arabishten dhe persishten, e vazhdoi shkollën Greke në”Zosimea” ku mësoi greqishten, frengjishten dhe italishten. Më 1872 shkoi në Stamboll dhe punoi në shtypshkronjë, ku hartoi dhe botoi 4 romane, mandej u emërua sekretar në Komisionin për Inspektime Ushtarake më 1891 u emërua kryeinspektor. Aty punoi plot 17 vjet. Hartoi fjalorin frengjisht-turqisht, mandej librin “Kamuskl Alamin” në 6 vëllime. Kjo ishte një enciklopedi ku janë përfshirë tema të ndryshme, historike, gjeografike etj. Kur ishte në Janinë hartoi alfabetin dhe gramatikën e gjuhës turke. Ia dha 10 vepra shkencës turke. Sami Frashëri është shqiptar i madh që u ka shërbyer dy popujve turqve dhe shqiptarëve dhe i bëri shkrime kolosale letërsisë dhe gjuhës letrare turke dhe ia vuri bazat shkencore kësaj gjuhe. Njihet si BABA i turkologjisë moderne. Njihet si njëri ndër shkencëtarët më të spikatur të gjuhës letrare turke. Sami Frashëri nuk e pa dot pavarësinë e Shtetit Shqiptar, sepse vdekja e rrëmbeu në Qershor të vitit 1904. Vdiq dhe u varros në Sahrayi cedit (Içrenkoy). Eshtrat e tij më vonë u transferuan në varrezat familjare në Ferikoy.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.