Samedin Haxhijaha
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në janar të vitit 1946 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e kreu në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1972. Studimet pasuniversitare dhe specializimin i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në lëminë e Gastoenterelogjisë me hepatologji në Zagreb. Qëndroi edhe në disa klinika tjera si në Krakovë të Polonisë. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 1999 me temën: ”REZULTATET E MË VONSHME TË MJEKIMIT KIRURGJIKAL TË ULÇERËS DEUDENALE ME VAGATOMI PROKSIMALE SELEKTIVE NË MATERIALËT KLINIKE NË KRAKOV DHE ZAGREB” Dr. Samedin Haxhijaha punën e filloi si mjek në Spitalin e Prishtinës, tash është asistent i kirurgjisë së përgjithshme. Ka të botuara 52 punime shkencore, themeloi Shërbimin e diagnostikës dhe terapi Endoskopike të traktit degjistiv të Klinikës e Kirurgjisë të Prishtinës me aplikimin e ultrasonografisë në diagnostifikimin e sëmundjeve të abdomenit dhe është realizues i dy metodave të reja origjinale në kirurgji.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.