← Shfleto

Salo Arapi

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeofizik

Lindi më 1939 në Gjirokastër, ku i mori mësimet e para dhe të mesmet. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Doktoroi në të njejtin fakultet me 1994 me temën: ” STUDIMI I LIGJËSIVE TË PËRHAPJES SË FUSHËS SË GRAVITACIONIT NË ZONAT E JASHTME TEKTONIKE ( JONIKE, KRUJA, SAZANI) NË KUADRIN E KËRKIMEVE GJEOLO-GJEOFIZIKE TË STRUKTURAVE PERSPEKTIVE PËR NAFTË E GAZ”. Dr. Salo Arapi së pari punoi si inxh.gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike Detare në Durrës. Është marrë me zbatimin e metodave gravimetrike për kërkim të Naftës e të Gazit në rajonet e ndryshme të vendit. Ka disa artikuj shkencorë është bashkautor i një teksti universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.