Salih Imami
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në shkurt të vitit 1940 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e SHMN-Dega Matematikë e kreu në Beograd më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1984 me temën: ” MBI DISA KLASË TË SEMIGRUPEVE RREGULLARE”. Mr. Salih Imami së pari punoi si mësues, e pastaj prof. i matematikës në Gjimnaz të Pejës e të Deçanit, kurse prej vitit 1973 punon si prof. i matematikes në SHLE të Pejës më vonë ka ligjëruar edhe lëndën e statistikës dhe tash është profesor i rregullt në SHLE të Pejës. Ka të botuara 3 përmbledhje detyrash për Shkollë të lartë Ekonomike dhe 2 punime shkencore. Vdiq në gusht të vitit 2006. IMAMI. M. TAHIR Doktor i shkencave të natyrës-fizikës Lindi më 1939 në Hasanbeg të Shkupit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin e SHMN-Dega e Fizikës - e kreu në Sarajevë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”HULUMTIMET E DISTRIBUCIONIT TË DOZËS GJATË HULUMTIMIT RADIOLOGJIK ME TELA KOBALTI ( Co60) TERAPINË(kr). Mr. Tahir Imami doktoroi në FSHMN në Shkup në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”FIGURAT E MORES TË TE DY DREJTËZAVE TË FORMUARA NGA SISTEMET E RRATHËVE TË CILËT DREJTIMIN E DHËNË E PREKIN NË NJË PIKË”(ma). Dr. Tahir Imami së pari u punësua në Institutin Radiologjik të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Institutin e Medicinës nukleare në Beograd. Gjithë kohën punoi në Institutin Radiologjik të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ka ligjëruar Mjekësinë nukleare në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 26 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 2005.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.