Salih Cene
Doktor i gjeodezisë
Lindi në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeodezisë të Politeknikut Shtetëror i kreu në Sofje (Bullgari) më 1953. Studimet pasuniversitare i bëri në këtë fakultet të Sofjes, kurse doktoroi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit – Departamenti i Gjeodezisë në Tiranë në dhjetor të vitit 1979 me temën:”?“. Dr. Salih Cene punoi si inxh. i gjeodezisë në Tiranë, mandej pedagog në Teknikumin e Ndërtimit të Fakultetit të Inxhinierisë të Ndërtimit - Dega e Gjeodezisë e Tiranës. Prej kandidatit të shkencave u konvertua në “Doktor”. Dr. S. Cene është projektues i tunelit të Bistricës, për të cilin u dekorua me “Urdhrin e punës kl. III”. Dr. Salih Cene është ndër figurat e spikatura të Shërbimit Gjeodezik Kombëtar. Ka të botuara 7 punime shkencore, 3 tekste universitare dhe 3 dispensa.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.