Sali Sadikaj
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në maj të vitit 1943 në Istog (Burim). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë me sukses të shkëlqyer. Fakultetin Filozofik – Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHM –Dega e Biologjisë - Drejtimi i Hidrologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”STUDIMI EKOLOGJIK DHE BIOMETRIK I LLOJIT ENDONTAMIZON VLLADIKO STANKO-KARAMAN NGA LUMI I ISTOGUT” (kr). Mr. Sali Sadikaj në fillim punoi si profesor i biologjisë në Gjimnaz të Istogut, më 1978 kaloi në SHLP “B. Curri” të Gjakovës si prof. i lëndëve zoologjia e kurrizorëve dhe anatomia e njeriut ku e punon si prof. i rregullt i këtyre lëndëve në këtë shkollë. Ka të botuara disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.