← Shfleto

Sali Doçiqi

Doktor i shkencave të informatikës

Lindi më 1934 në Rastishtë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në Ulqin kurse Shkollën Normale në Prishtinë. SHLP-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik në Degën e theksuar më lart e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1974 me temën: ”MUNDËSIA DHE KUSHTET E INFORMIMIT NË ORGANIZATAT E PUNËS DUKE E APLIKUAR EDHE TEKNIKËN BASHKËKOHORE”(kr). Mr. Sali Doçiqi doktoroi në Qendrën Referale të Zagrebit në mars të vitit 1980 me temën: ”POZITA E INFORMATAVE SHKENCORE-TEKNIKE E MESEVE SHQIPTARE NDAJ SISTEMIT BOTËROR TË INFORMIMIT”(kr). Dr. Sali Doçiqi punoi si mësues, arsimtar e profesor, si gazetar në gazetën “Kosova” të Kombinatit në Obiliq. Ka qenë drejtor i Qendrës Teknike në Obiliq, punoi në Institutin “INKOS” të Elektroekonomisë së Kosovës, ka qenë në specializim për gazetar. Ka disa punime nga Informatika dhe është koautor i një teksti të Informatikës dhe autor i Kibernetikës për shkolla të mesme profesionale. Ka marrë pjesë në shumë tubime për Inovacione dhe informatikë në ish Jugosllavi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.