Sali Bashota
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1959 në Cerovik të Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kijevë. Fakultetin-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, i kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku dhe magjistroi në shkurt të vitit 1988 me temën: “POEZIA E MITRUSH KUTELIT“. Mr. Sali Bashota e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1998 me temën: “PËRSONAZHI NË PROZËN SHQIPE MIDIS DY LUFTËRAVE BOTËRORE“. Dr. Sali Bashota së pari punoi si mësimdhënes-prof. i gjuhës shqipe në Klinë e Kijevë e më 1984 u zgjodh asistent i lëndës Histori e Letërsisë III në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku arriti gradën docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. S. Bashota ka të botuara 4 libra me poezi dhe 115 njësi bibliografike dhe studime të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.