Sala Ahmetaj-Çitaku
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1950 në Radishevë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Runik, kurse të mesmen ( normalen) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letersi Shqipe në Prishtinë me 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njejtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën:”TRAJTIMI I GJYMTYRËVE KRYESORE TË FJALISË NË GJUHËN SHQIPE”. Mr. Sala Ahmetaj-Çitaku së pari punoi si mësuese në Runik të Drenicës, mandej si prof. e gjuhes shqipe në Gjimnazin e Skënderajt, kurse prej vitit 1978 kaloi si asistente e Sintaksës, mandej ligjëruese e lëndes Gjuha e sotme shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinë. Mr. Sala Ahmetaj-Çitaku ka të botuara 6 punime shkencore. Ka marrë pjesë në seminaret për Gjuhë, letërsi e kulturë shqiptare të organizuara vjet me rradhë në Prishtinë. Ka qenë edhe deputete në Parlamentin e Kosovës me zgjedhjet e lira.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.