Said Dyrzi
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor
Lindi në maj të vitit 1928 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Politeknikumin) i kreu në vendlindje, kurse studimet i bëri në Institutin e Lartë të Gjeodezisë-Dega e Aerofotorilevimit dhe i hidrografisë në Moskë me sukses të “shkëlqyeshëm” më 1953. Pas diplomimit u aktivizua ekspert në Komisionin Qendror Shqiptaro-Jugosllav për vendosjen e kufirit veri-lindor ndërmjet dy shteteve. Punoi në Ministrinë e Ndërtimit për sigurimin e bazës topogjeografike të terrenit. Dr. Said Dyrzi punoi si pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të profilit gjeodezik aty më 1972 e mori titulli “ Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” që është ekvivalent me “Doktor i shkencave”. Më 1962 mori “Çmimin e Republikës të klasit të parë” për projektin e Hidrocentralit të Bistricës u dekoruar edhe me tri medale-urdhra pune. Për shkaqe politike (familjare), Dr. S.Dyrzi për 13 vjet ka punuar si specialist i thjeshtë-gjeodet në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Elba
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.