← Shfleto

Safet Merovci

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në prill të vitit 1961 në Sveçël të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në Fushë Kosovë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temën: ”PROCESI SHKENCOR-TEKNOLOGJIK DHE PROBLEMI I PUNËSIMIT SI DIMENSION I STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KSA TË KOSOVËS”. Mr. Safet Merovci doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në prill të vitit 1998 me temën: ”NDËRMARRËSIA SI KOMPONENT I SISTEMEVE EKONOMIKE BASHKËKOHORE”. Dr. Safet Merovci së pari punoi në ndërmarrjen “Hekurudhat e Kosovës” e prej aty ligjërues i lëndëve: Financat ndërkombëtare, tregjet, dhe instrumentet finaciare. Tash është docent i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Pas Korrikut të vitit 1999 ka punuar si zëvendësdrejtori të përgjithshëm të Kombinatit “Trepça” të Mitrovicës. Ka dhjetra punime shkencore të botuara në Kosovë dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.