Safet Gërxhaliu
Magjistër i Tregëtisë së Jashtme dhe Marketingut
Lindi në janar të vitit 1864 në Studime të Poshtme të Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Vushtrri. Fakultetin e Tregtisë së Jashtme e kreu në Dubrovnik më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Katedra e Marketingut Ndërkëmbëtar e Zagrebit, ku edhe magjistroi për herë të parë në qershor të vitit 1993 me temën: ”PLANI I MARKETINGUT NË STRATEGJINË E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRJES”(kr). Mr. Safet Gërxhaliu magjistroi për së dyti në të njëjtin Fakultet në Katedren e Tregtisë së Jashtme në Zagreb në korrik të vitit 2002 me temën: ”MARKETINGU I TREGTISË SË JASHTME NË EKSPORTIN E KOMPANIVE”(kr). Magjistri i dyfishtë Safet Gërxhaliu së pari ia filloi punës në Hotelin “Neptun” të Dubrovnikut më 1986. Pas magjistrimit të parë punoi në Këln të Gjermanisë më 1994. Më 1997 kaloi me punë në Belgjikë, kurse më 1998 shkoi të punonte në Londër, e prej aty në vitin 2000 kaloi me punë në Spanjë. Së fundit u kthye në Kosovë dhe u bë këshilltar i Kryeministrit Bajram Rexhepi, e prej aty këshilltar i kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë, ku edhe tash punon. Ka të botuara 10 punime shkencore. Flet dhe i shkruan 6 gjuhë botërore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.