← Shfleto

Safet Dogjani

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1949 në Bicaj të Kukësit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Kukës. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1973. Po në këtë fakultet doktoroi më 1995 me temën:” STUDIMI DHE MODELIMI I PËRHAPJES SË FUSHËS SË RREZATIMIT RADIOAKTIV NATYROR PËR VLERSIMIN E URANIUMIT NË VENDBURIMIN E NIM-çës” Dr. Safet Dogjani së pari punoi si inxh, gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike-Gjeokimike të Tiranës. Ka qenë shef i Departamentit të ndërmarrjes. Është marrë me kërkime e vlerësime të rrezikut të radioaktivitetit natyral në mjedise humane. Ka dhënë raporte të studimit të radioaktivitetit natyral të Shqipërisë. Është bashkautor i një teksti universitar dhe ka të botuar disa artikuj. Është dekoruar me “Medalje për punë të shquar në miniera e gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.