Safet Beqiri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1955 në Koshare të Ferizajt. Shkollën fillore e nisi në Koshare dhe e përfundoi në Ferizaj ku e kreu edhe gjimnazin. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Specializimin nga lëmia e Kirurgjisë Torokale i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1984. Në dhjetor të vitit 1997 mbrojti doktoratën me temën: ”PËRPARËSITË DHE REZULTATET E SLEEVE RESEKCIONIT LOBEKTOMISË BRONKOPLASTIKE NË KRAHASIM ME PNEUMOEKTONIMINË NË PERIUDHËN KOHORE 1973-1989”. Dr. Safet Beqiri së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj, mandej në Klinikën e Kirurgjisë së Përgjithshme në Prishtinë. Dr. S. Beqiri ndoqi kurse postdiplomike në Rijekë e Opati e në Golnik të Sllovenisë. Më 1987 mori bursën gjermane për qëndrim njëvjeçar në Klinikën e Kirurgjisë Torokale në Heidelberg Gjermani për subspecializim. Më 1990 formoi Shoqatën humanitare “Nëna Terezë”. Ishte udhëheqës i parë i Qendrës Emergjente në QKUK. Ka qenë edhe në Klinikën e Kirurgjisë Torokale, në Klinikën Dr. Hors – Schmidt në Wiesbaden të Gjermanisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.