Sadullah Brestovci
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1933 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Beograd më 1959. Këtu i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1972 me temën: ”MARRËDHËNIET SERBO-SHQIPTARE PREJ TANZIMATIT E NAÇERTANJES TË ILIJA GARASHANINIT E DERI TE LUFTA SERBO-TURKE E VITEVE 1876-1878”(sr). Mr. Sadullah Brestovci në fillim punoi si prof. i historisë në Shkollën Normale të Gjilanit dhe të Prishtinës, kurse prej vitit 1968 ishte Bashkëpunëtor profesional në Degën e Historiografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës deri në vdekje. Ka të botuara 15 punime shkencore-studime e artikuj dhe 1 botim të veçantë. Vdiq në Prishtinë më 1979.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.