← Shfleto

Sadri Gashi

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në maj të vitit 1941 në Rogovë të Hasit të Prizrenit (Komuna e Gjakovës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e mesme (Bujqësore) e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1968, ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në FSHMN në mars të vitit 1988 me temën: ”PËRCAKTIMI I KOEFICIENTIT TË FOURIER-it NË FUNKSIONET E PLOTA DHE MEZOMORFE”. Mr. Sadri Gashi së pari ishte Prof. i matematikës në Gjimnaz të Gjakovës, mandej në Gjimnaz të Prizrenit e prej aty kaloi në Gjimnaz të Prishtinës. Më 1971 u zgjodh ligjërues i matematikës në Qendrën për Shkollim të Lartë në Ferizaj, mandej ligjërues i matematikës I dhe II në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Më 1988 kaloi në SHLP Dega e Matematikës ku u zgjodh prof. i Aritmetikës me fillet e algjebrës. Mr. Sadri Gashi ka qenë në specializim në Rusi. Ka qenë edhe drejtor i SHLP të Prishtinës, ka të botuar një tekst Përmbledhje detyrash dhe një dispensë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.