← Shfleto

Sadri Fetiu

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1942 në Peçan të Suharekës(Therandës). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1976 me temën: ”MOTIVET E VEPRIMIT TË PERSONAZHIT TË ROMANIT TË LNÇsë 1952-1972”. Mr. Sadri Fetiu doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”POETIKA E BALADËS POPULLORE SHQIPTARE”. Dr. Sadri Fetiu së pari punoi si gazetar e mandej si prof. kurse prej vitit 1977 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku arriti deri bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Folklorit. Dr. S. Fetiu ka të botuara më tepër se 40 punime shkencore, 8 libra si botime të veçanta dhe dy mandate ka qenë drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.