Sadik Krasniqi
Doktor i kineziologjisë
Lindi në gusht të vitit 1955 në Novosellë të Begut të Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Vushtrri. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kulturës Fizike në Novi Sad ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1995 me temën: ”RELACIONI I RITMIT ME KORDINACIONIN E LËVIZJES”(sr). Mr. Sadik Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Kulturës dhe Edukimit fizik në Tiranë në shtator të vitit 1998 me temën:”NDJESHMËRIA RITMIKE NË FUNKSION TË KORDINIMIT LËVIZOR”. Dr. Sadik Krasniqi së pari punoi si arsimtar i kulturës fizike në Vushtrri. Më 1979 u zgjodh asistent i lëndës Vallëzimi dhe gjimnastika ritmike e sportive në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës ku tash është ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.