Sadik Berisha
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1934 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Angleze e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i nisi në Beograd dhe i kreu në University College të Londrës ku edhe magjistroi në janar të vitit 1973 me temën: ”FOLJET CON + COULD DHE BOLETO NË GJUHËN BASHKËKOHORE ANGLEZE”(an). Mr. Sadik Berisha është zgjedhur asistent më 1973 në Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës Angleze në Prishtinë, më 1979 u zgjodh ligjërues i lartë në këtë fakultet ku punoi si mësimdhënës i Gjuhës Angleze deri në pension. Ka ligjëruar në dy gjuhët (shqip - serbisht). Tash jeton dhe punon në Turqi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.