Sabri Shaqiri
Magjistër i artit – skulpturës
Lindi në janar të vitit 1969 në Vrapçiq të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Cernicë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Akademinë e Arteve –Dega e Skulpturës e kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtën akademi në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”THJESHTËSIA DHE PASTRIA E FORMËS SKULPTURALE”. Mr. Sabri Shaqiri gjatë studimeve ka ekspozuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ka 11 ekspozita kolektive dhe 2 ekspozita personale. Mr. S. Shaqiri që nga viti 1999 punon në Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve dhe Muzeve Rajonale të Kosovës në Prishtinë, është anëtar i SHAFK.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.