← Shfleto

Sabri Limari

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në shtator të vitit 1943 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në prill të vitit 1978 me temën: ”DIPONIBILITETI I TERMOELEKTRANAVE TË KOSOVËS”(kr). Mr. Sabri Limani doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në shtator të vitit 1994 me temën: ”PËRSPEKTIVA AFATËGJATE E SHFRYTËZIMIT TË THËNGJILLIT NGA BASENET E KOSOVËS DHE DUKAGJINIT”. Dr. Sabri Limani së pari punoi në kombinatin “Kosova” në Obiliq, në Elektroekonominë e Kosovës ku ishte drejtor teknik i termoelektranave “Kosova “ A dhe B”. Nga viti 1992 kaloi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndëve Rrjetat elektrike dhe sistemet elektroenergjetike, ka ligjërua edhe në SHLT në Mitrovicë. Ka qenë drejtor i termoelektranave “Kosova” të Obiliqit. Ka qenë në specializim në Poloni, Gjermani dhe Rusi. Ka të botuara 30 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.