Sabri Beqiri
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në maj të vitit 1951 në Verbicë të Zhegovcit –Gjilan. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Bresalc, normalen e kreu në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë më 1976. Në të njëjtin fakultet të Prishtinës i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”KRIJIMTARIA LETRARE E VEDAT KOKONËS”. Mr. Sabri Beqiri së pari punoi si mësues në vendlindje mandej si gazetar i “Rilindjes”, lektor në Gazetën Juridike të ish RSFJ-botimi Shqip për Kosovë në Beograd, punoi si lektor i Gjuhës Shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik të Beogradit. Mr. Sabri Beqiri tash punon si gazetar në “Bota Sot”. Jeton në Gjilan.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.