Sabit Dërmaku
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1948 në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në Hogosht, Gjimnazin në Gjilan. FSHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendren e studimeve postdiplomike Dega e Biokimisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1976 me temën: ”KONTRIBUT MBI NJOHJEN E DISTRIBUIMIT TË nTETRAKOZANIT NË ORGANIZMIN E MIUT LABORATORIK”(kr). Mr. Sabit Dërmaku doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 1983 me temën: ”KARAKTERIZIMI I LIPIDEVE TË BOZHURIT (PACENA DECARA ANDR) TË TERITORIT TË KOSOVËS”. Dr. Sabit Dërmaku në fillim punoi si prof. i biologjisë në Gjimnaz të Kamenicës e më 1975 u zgjodh asistent i lëndës së Biokimisë në Katedrën e Biologjisë të FSHMN të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 15 punime shkencore, 1 tekst për shkolla të mesme dhe 1 tekst universitar. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.