Sabedin Etemi
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në janar të vitit 1944 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të Artit në Pejë. SHLP Dega e Artit i kreu në Prishtinë, kurse Akademinë e Arteve e kreu në Beograd më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademonë e Arteve Dega e Pikturës në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”PEJSAZHI SI FORMË E SHPREHJES NË PIKTURË”. Mr. Sabedin Etemi së pari punoi si prof. i Artit në Gjimnazin e Preshevës, në Entin Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë, në Gjimnazin e Prishtinës dhe si skenograf në TV Prishtinë. Mr. S. Etemi ka organizuar ekspozita personale në disa qytete të Kosovës lindore si dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, si në Shqipëri, Egjipt, N. Sad e tj. Ka edhe disa shpëblime si atë të “Mosha Pijade” Tash është asistent në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.