Sabahajdin Cena
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1953 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e Bibliotekarisë e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1984 me temën:” EPIKA LEGJENDARE E PODRIMES”. Mr. Sabahajdin Cena doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në qershor të vitit 1990 me temën: ”PROZA POPULLORE LEGJENDARE”. Dr. Sabahajdin Cena së pari punoi si bibliotekar, përkthyes e profesor i Gjuhës Shqipe në Shkollat e mesme të Prizrenit, ku aktualisht është docent i lëndëve Krijimtaria gojore dhe Teoria e Letërsisë në Fakultetin e Edukimit në Prizren. Ka të botuara 20 punime profesionale dhe 26 punime shkencore dhe është si koautor në 8 libra. Është pjesëmarrës i UÇK në luftën e fundit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.