← Shfleto

Ruzhdi Sefa

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në nëntor të vitit 1952 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik – Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”LLOGARITJA E RREZISTENCËS SË PËRTOKZUESVE NË TOKËN JOHOMOGJENE” (kr). Mr. Ruzhdi Sefa doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në janar të vitit 2000 me temën: ” ANALIZË E NDIKIMIT TË STRUKTURËS ELEKTRIKE JOHOMOGJENE TË TOKËS NË REZISTENCËN E PËRTOKËZIMIT TË TOKËZUESVE. Dr. Ruzhdi Sefa së pari filloi të punoi si ligjërues në SHLP të Prishtinës, një kohë punoi në Entin e Urbanizmit, si dhe në IBT “E.Duraku” në Gjakovë, pas dhjetë viteve kthehet të mbajë ushtrime për bazat e elektroteknikës I dhe II në Fakultetin Teknik – Dega e Elektroteknikës - në Prishtinë, më vonë u zgjodh asistent i kësaj lënde, mandej ligjërues e tash është docent. Ka pesë punime të publikuara, si dhe tri projekte shkencore, ka qenë Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor në Qeverinë e përkohshme të Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.