Ruzhdi Lata
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1953 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ” REALITETI HISTORIK NË POEMEN QERBELAJA E NAIM FRASHËRIT“. Mr. Ruzhdi Lata më 1986 u pranua asistent i gjuhës turke në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku punoi gjer më 1992. Shkoi në botën e jashtme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.