Rrustem Balidemaj
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në korrik të vitit 1965 në Martinaj të Plavës. Shkollën fillore e nisi në Martinaj dhe e kreu në Guci kurse shkollën e mesme (ekonomike) e filloi në Plavë dhe e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1989. Ka qenë bursist i Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik – Drejtimi Politika e zhvillimit ekonomik të Prishtinës ku edhe magjistroi në mars të vitit 1996 me temën: ” FUNKCIONI, RËNDËSIA DHE ELEMENTET E TREGUT FINANCIAR”.Mr. Rrustem Balidemaj punoi si Ekonomist –referent i Shërbimit Finansiar në Plavë. Tash jeton dhe punon në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.