← Shfleto

Rrustem Asllanaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1957 në Brovinë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Molliq, gjimnazin në Gjakovë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1981 ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shtator të vitit 1997 me temën: ”ROLI I SISTEMIT INFORMATIV TË LOGARISË NË MARRJEN E VENDIMEVE AFARISTE NË NDËRMARRJE” Mr. Rrustem Asllanaj doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2003 me temën:”MENAXHIMI I FINANCIMIT TË NDËRMARRJEVE ME KAPITAL NË KUSHTET BASHKËKOHORE”. Dr. Rr. Asllanaj ka qenë nxënësi më i mirë i shkollave të mesme të Gjakovës dhe student i dalluar i gjeneratës së tij. Së pari punoi në Gjakovë, më 1986 u pranua asistent më vonë ligjërues i lëndës së Kontabilitetit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ligjëron edhe në Fakultetin Ekonomik të Tetovës. Dr. Rr. Asllanaj ka një numër të punimeve shkencore të botuara dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore, ka qenë prodekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.