Rrok Mirdita
Magjistër i shkencave të teologjisë
Lindi më 1939 në Katërkollë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Zarë. Fakultetin Filozofik-Dega e Filozofisë e kreu në Zagreb më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1965 me temën:”PËRMBYTJA E BOTËS NGA ASPEKTI BIBLIK DHE SHKENCOR”(kr). Mr. Rrok Mirdita së pari shërbeu në Salçë të Ulqinit, në Këlleznë dhe në Katërkollë, prej andej shkoi në Nju Jork si prift (meshtar) i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Me urdhrin e Papës Gjon Pali i II Mr. Rrok Mirdita u shugurua arqipeshkëv i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës ku jeton dhe punon. Ka të botuara disa punime shkencore, kryesisht në gjuhë të huaja.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.