Rrok Kolaj
Doktor i drejtësisë
Lindi në shtator të vitit 1898 në Prekal të Shkodrës. Mësimet e para i mori në Kolegjin Severian të Jezuitëve të Shkodrës. Gjimnazin e kreu në Grac të Austrisë. Edhe Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Grac më 1925 ku edhe u doktorua në qershor të atij viti në lëmin e drejtësisë. Po në atë vit (1925) Rrok Kolaj u kthye në atdhe dhe u emërua Gjyqtar hetues në Prefekturën e Korçës, prej aty vazhdon punën në Elbasan e mandej në Tiranë. Në kohën e okupimit Italian të Shqipërisë kaloi si avokat. Në kabinetin e Rexhep Mitrovicës, Dr. Rrok Kolaj u emërua ministër i Drejtësisë. Pas mbarimit të LNÇ. Dr. Rr. Kolaj arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg (nga regjimi komunist). Aty u sëmur nga TBC, si i sëmurë lirohet nga burgu dhe vdes në një sanatorium të Tiranës më 1950, as varri nuk i dihet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.