← Shfleto

Rrok Gera

Doktor i shkemcave të ekonomisë – ekonomi ndërkombëtare

Lindi në gusht të vitit 1901 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Kolegjin Severian të Jezuitëve të Shkodrës, kurse Akademinë Tregtare e kreu në Kolegjin e Linzit e studimet e larta i vazhdoi në Fakultetin e Marrëdhënjeve Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë dhe diplomoi jo vetëm që u diplomua por edhe mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm edhe doktoratën në korrik të vitit 1928 nga shkencat ekonomike. Dr. Rrok Gera më 1929 u kthye në atdhe. Në fillim u emërua shef i Seksionit të Financave në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare të Tiranës. Më vonë punoi në Bankën Kombëtare Shqiptare e më 1930 u emërua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave të Shqipërisë. Lidhja e Kombeve, në Gjenevë e zgjodhi Dr. Rr. Gerajn anëtar korrespondent të Komisionit Financiar të saj. Mandej Dr. Gera u caktua Ministër i Financave në “Kabinetin e të Rinjve” të Mehdi Frashërit. Më 1936 u caktua kryetar i Këshillit të Kontrollit. Më 1938 sërish emërohet ministër i Ekonomisë. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Dr. Rr. Gera internohet në Itali. Më vonë u lirua, por nuk i lejohej të kthehej në Shqipëri. Më 1943 Dr. Gera u kthye në atdhe dhe pranoi të bëhej ministër në Kabinetin e Rexhep Mitrovicës. Shkoi në Berlin dhe u bë ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Gjermani. Më 1945 u burgos dhe u dënua 10 vjet burg në burgun e Shkodrës (nga regjimi komunist), lirohet më 19 maj 1958 si i pafajshëm. Në janar të vitit 1969 vdiq pranë familjes dhe u varros në Shkodër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.