← Shfleto

Rrahim Maksuti

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në mars të vitit 1955 në Tuhin të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknikën) në Gostivar. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1986 me temën:”NDIKIM I DEFORMIMEVE TË FTOHTA DHE I NXEHJES NË VETITË E MIKROSTRUKTURËS TE LLAMARINAT E ÇELIKTA”(sr). Mr. Rrahim Maksuti doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në dhjetor të vitit 2004 me temën: ”NDRYSHIMET MIKROSTRUKTURORE DHE NDIKIMI I TYRE NË VETIT E TEGELIT DHE TË ZONËS SË NDIKIMIT TERMIK TË GYPAVE TË SALDUAR”. Dr. Rrahim Maksuti punoi në Fabrikën e Gypave me tegel në Ferizaj, mandej ligjërues i lëndës Teoria e përpunimit plastik të metaleve dhe Studimi i metodave në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, si dhe asistent i lëndëve Teoria e përpunimit plastik të metaleve dhe Përpunimi i metaleve në gjendje plastike. Tash ligjëron Bazat e Teknologjisë së Metaleve dhe metalurgjia e hekurit dhe çelikut në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ka të botuara 18 punime shkencore dhe 2 tekste e 2 dispensa universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.