Rozana Troja
Doktor e shkencave të natyrës – kimi industrale
Lindi në nëntor të vitit 1956 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega kimi industriale, i kreu në Tiranë më 1980. Ligjëroi Kiminë dhe Teknologjinë e ushqimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Kiminë në Fakultetin e Mjekësisë. Më 1990 mori gradën “Kandidat i Shkencave”, më 1993 graden “Doktor shkence”, kurse më 1994 gradën “Profesor”. Dr. Rozana Troja ishte drejtuese e grupeve të punës, përgjegjëse e Katedrës së Teknologjisë ushqimore, anëtare e Komisionit në Ministrinë e Bujqësisë. Ka të botuara 2 tekste universitare, një monografi, 11 artikuj të botuar në vend dhe 9 jashtë vendit. Ka qenë kandidate në 5 projekte kombëtare dhe në 5 ndërkombtare. I udhëhoq 18 projekte, 6 brenda vendit dhe 6 jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.