← Shfleto

Robert Progri

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi më 1942 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike i kreu në Tiranë më 1964. Studimet pasuniversitare i kreu më 1974 në Lion, ku edhe doktoroi për inxhinieri për shkencat materiale në “ Institutin Superieur des Materiaux et de la Construction Mecanique” (Saiut Ouen) e kreu edhe doktoratën e shtetit në shkencat e fizikës në Universitetin “Pierre et Marie Curie” të Parisit më 1992. Prej vitit 1991 punon në Institutin e Lartë të Mekanikës të Parisit. Dr. Robert Progri është autor e bashkautor i disa teksteve universitare. Ka botuar një varg artikujsh shkencorë (në frengjisht) në shtypin vendor. Ka marrë çmimin e Republikës të shkallës Irë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.