Robert Kola
Doktor i teologjisë krishterizmit
Lindi në korrik të vitit 1965 në Zllakuqan të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Paulinum) në Suboticë. Fakultetin Filozofi-Teologji e kreu në Zagreb më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Urbaniana të Romës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1996 me temën: ”KRISTOLOGJIA NË VEPRAT E ROMANO GUARDIANIT (it). Mr. Robert Kola doktoroi në të njëjtin universitet të Romës në tetor të vitit 1998 me temën: ” QUARENTES VERBAMU NË ÇETEN E PROFETËVE TË PJETËR BOGDANIT”(it). Dr. Robert Kola punon si famulltar në Kishën Katolike në Novosellë të Gjakovës. Ka të botuara 5 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.