Riza Sadiku
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në gusht të vitit 1949 në Tuhin të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën tetëvjeçare e kreu në Jagull-Dolencë të Kërçovës, kurse Shkollën Normale në Shkup. Fakultetin Filozofik –Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1975 ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në korrik të vitit 1985 me temën: ”LUFTËRAT BALLKANIKE DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE NË SHTYPIN SERB”. Mr. Riza Sadiku doktoroi në Institutin Albanologjik të Prishtinës në korrik të vitit 2003 me temën:” KONTRIBUT I LIDHJES KOSOVARE NË NDËRKOMBËTARIZIMIN E ÇËSHTJES SHQIPTARE 1949 – 1999”. Dr. Riza Sadiku punoi si profesor i historisë në Shkollën Bujqësore dhe Ekonomike në Prishtinë, mandej në Muzeun e Kosovës si Këshilltar Profesional. Më 1994 u pushua nga puna nga pushteti serbosllav. Prej shtatorit të vitit 1999 punon si bashkëpunëtor i lartë dhe këshilltar profesional i muzeologjisë në Muzeun e Kosovës. Dr. R. Sadiku ka 7 punime profesionale-shkencore të botuar në vend dhe jashtë vendit si dhe 5 monografi të botuara. Ka marrë pjesë në Konferenca e simpoziume shkencore në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.