Riza Rexha
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1935 në Katërkollë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në janar të vitit 1977 me temën: ” ULQINI DHE RRETHINA 1918 – 1945 “. Mr. Riza Rexha në fillim punoi si mësues në Krajë, mandej si profesor i historisë në Gjimnaz të Ulqinit. Tash është në BVI për Arsimin dhe Edukimin Fillor në Ulqin. Mr. R.Rexha ka të botuara 40 punime shkencore të fushës së historiografisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.