← Shfleto

Riza Binishi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1969. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në prill të vitit 1978 me temën: ”PREVALENCA E SËMUNDJES ULCEROZE TË LUKTHIT DHE DUODENUMIT TE NE, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË METODAT KIRURGJIKE TË SHËRIMIT(sr). Dr. Riza Binishi në fillim punoi si mjek në Gjakovë, pas specializimit kaloi me punë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë Dr. R. Binishi u zgjodh asistent i kirurgjisë, ku arriti deri te prof, ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë kryeshef i Klinikës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, si dhe prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Dr. Riza Binishi ka 60 punime shkencore të botuara si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.