← Shfleto

Riza Aleti

Doktor i shkencave të gjeologjisë – shpimit

Lindi në janar të vitit 1953 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1978. dhe më 1988 u doktorua me temën: ”STUDIMI I DISA DUKURIVE FIZIKO-KIMIKE DHE TERMODINAMIKE TË SISTEMIT LËNGLARES-FORMACION PËR RUAJTJEN E QËNDRUESHMËRISË SË MUREVE TË PUSIT” (doktoroi më 1993). Dr. Riza Aleti së pari punoi si inxh. shpimi në Ndërmarrjen Gjeologjike të B. Currit, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, më 1994 merr titullin “Prof. i asocuar”. Ka 14 punime e studime për hidrodinamikën e rrjedhjes së lëngjeve gjatë shpimit. Ka të botuara 4 tekste mësimore, 14 artikuj shkencorë dhe 15 kumtesa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.