Rifat Zylfiu
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në qershor të vitit 1941 në Kopërnicë të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në Hogosht, kurse Zanatin dhe Shkollën Ekonomike i kreu në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1968 si bursist i këtij Fakulteti. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit ku edhe u magjistrua në janar të vitit 1982 me temën: ”KONTRATAT PËR INVESTIMIN E MJETEVE TË PËRSONAVE TË HUAJ NË ORGANIZATAT THEMELORE TË PUNËS SË BASHKUAR, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË DISA KONTRATA TË LIDHURA NË TERITORIN E KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Rifat Zylfiu së pari punoi si zanatli, mandej si nënpunës në Kuvendin Komunal të Kamenicës e në vitin 1968 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Komunale të Kamenicës. Më 1969 u pranua asistent i lëndës E drejta ekonomike në Fakultetin Juridik të Prishtinës, më vonë përsëri u kthye gjyqtar në Kamenicë, prej aty shkoi gjyqtar i Gjyqit Suprem të Kosovës. Ka punuar si avokat e në vitin 2000 u emërua gjyqtar i Gjyqit Suprem të Kosovës në Prishtinë. Mori pjesë në shumë seminara në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.