Rifat Lila
Doktor i shkencave të mjekësisë – mjekësia e punës
Lindi në shkurt të vitit 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Novo Sad. Së pari punoi në Novi Sad e më vonë kthehet në Gjakovë, me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Këshilli Komunal i jep Mirënjohje Publike “Qytetar i Merituar”. Rifat Lila themeloi Dispanserin Medicinës së punës në Kombinatin “Emin Duraku” në Gjakovë. Më 1982 Kryesia e ish Jugosllavisë e dekoroi me Medalje “Merita për Popull”. Me 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Internacional të Mjekësisë Agrikultural dhe Shëndetit rural të Botës. Më 1987 për herë të parë në historinë e mjekësisë në ish Jugosllavi diagnostifikohet te vajza 13 vjeçare ekonokokun e zemrës që është dukuri e rrallë në botë (të zbuluara 24 raste). Në dhjetor të vitit 1988 doktoroi dhe mori gradën “Doktor i shkencave të Mjekësisë”. Dr. Rifat Lila aktualisht është ligjërues në Departamentin e Psikologjisë për lëndën Mjekësia e punës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.