← Shfleto

Rifat Ismajli

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1944 në Kopiliq të Epërm të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, kurse Normalen në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”HISTORIA E ROMANIT TË ISMAIL KADARES”. Mr. Rifat Ismajli doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në mars të vitit 1990 me temën:”POETIKA E PROZËS SË JAKOV XOXËS”. Dr. Rifat Ismajli së pari punoi si prof. i gjuhës shqipe në Qendrën Teknike në Prishtinë, mandej u zgjodh ligjërues i lëndës Historia e Letërsisë Shqipe II në SHLP të Prishtinës, ku edhe tash punon. Ka të botuar 9 vepra letrare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.