Rexho Kardhashi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në korrik të vitit 1932 në Gjirokastër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë dhe diplomoi më 1958. Pas diplomimit u emrua mjek në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Specializimin e kreu në Leningrad me sukses të shkëlqyeshëm, specializoi edhe në Paris. Ishte i pari neuropsikiatër që doli nga Universiteti i Tiranës. Ishte shef i Sektorit të Neuropsikiatrisë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. U doktorua në Universitetin e Tiranës më 1977 me temën: ”SINDROMET RADIKULARE IMULOSAKRALE”, dhe mori gradën “Doktor i shkencave” dhe më 1980 ju dha grada “Kandidat i shkencave”, kurse më 1983 Këshilli i Lartë i Atestimit ia dha titullin shkencor “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” Dr. Rexho Kardhashi ka të botuara disa punime shkencore. Vdiq papritmas në shtator të vitit 2000 në Tiranë. KARALL. Z. ENVER Doktor i shkencave të historisë Lindi më 1906 në Kosovë. Familja e tij ishte shpëngulur më parë në Turqi-Stamboll, Enveri shkollën fillore e kreu në Stamboll kurse studimet universitare i bëri në Universitetin e Lionit të Francës më 1928. E studjoj historinë në Universitet të Lionit. Punoi në Stamboll ku u mor me historiografi shqiptare. Ka qenë drejtor i Institutit të Historisë të Turqisë për një kohë të gjatë. Ky punëtor shkencor ka dhënë kontribut të çmuar për historiografinë shqiptare. Vdiq në Stamboll më 1982, larg vendlindjes-Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.