← Shfleto

Rexhep Uka

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi në shkurt të vitit 1953 në Tiranë. Shkollimin fillor dhe të mesmin e kreu në vendlindje. Fakultetin e Agronomisë-Dega Mbrojtja e bimëve e kreu në Tiranë. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e Fitopatologjisë të Universitetit Benaki, mandej bëri studime pasuniversitare në Institutin e Agronomik Mesdhetar të Bari të Italisë. Mr. Rexhep Uka së pari punoi si Agronom në Kooperativen Kurdar-Gurrë e Mat në Athinë. Doktoroi në shkencat bujqësore (Etiologji), punoi si pedagog i Etiologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Dr. Rexhep Uka ka qenë Deputet në Kuvendin Popullor të Shqipërisë dhe Zëvendëskryeministër i Bujqësisë dhe i Ushqimit, është marrë me punë shkencore, ku është anëtar i etiologëve në Greqi dhe i disa shoqatave në Shqipëri. Ka të botuara disa punime shkencore të lëmit të etiologjisë. Aktualisht është “Prof.asistent” në Fakultetin e Bujqësisë të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.