Rexhep Osmani
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në prill të vitit 1950 në Sllatinë të Madhe të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në qershor të vitit 1997 me temën: ” KATEGORIT GRAMATIKORE TË EMRIT NË GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE NGA RILINDJA DERI NË VITIT 1944”. Mr. Rexhep Osmani në fillim punoi si mësues e mandej prof. i gjuhës shqipe në Shkollën Bujqësore të Prishtinës, drejtor i Shkollës Ekonomike të Prishtinës. Këshilltar i Gjuhës Shqipe në Entin Pedagogjik Komunal të Prishtinës, bashkëpunëtor i lartë profesional i Kulturës në veprimtarinë botuese-bibliotekare të Prishtinës dhe Këshilltar në Entin Pedagogjik të Kosovës. Si aktivist politik ka qenë i angazhuar në LDK dhe ishte deputet i Republikës së Kosovës. Ka të botuar 1 monografi të Shkollës Ekonomike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.