← Shfleto

Rexhep Nushi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në korrik të vitit 1947 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1992 me temën: ”PARAQITJA DHE ANALIZA E METODAVE MATËSE PËR MATJEN E REZISTENCËS SË BRENDËSHME TË THARTINAVE TË PLUMBIT I BATERIVE INDUSTRIALE”(kr). Mr. Rexhep Nushi punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Pejës, në telekomin e Pejës, ku ka qenë edhe drejtor reparti, mandej punoi në Institutin e Plumbit dhe Zinkut “Trepça” në Mitrovicë. Tash punon në firmën “Tektapi” në Istamboll si përfaqsues i Kosovës. Mr. R. Nushi ka disa zbulime (Patente) për lëvizjen automatike të djepit, karrocës dhe të shtratit të fëmijëve.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.