Rexhep Murati
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në gusht të vitit 1950 në Hajkobillë të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën:”PADITËSI I AUTORIZUAR NË PROCEDURËN PENALE JUGOSLLAVE”(sr). Mr. R.Muratit i është lejuar teza e disertacionit, por për shkak të ngjarjeve të shkatërrimit të Jugosllavisë nuk shkoi ta mbronte. Mr. R.Murati u zgjodh asistent e ligjërues i lëndës E drejta e procedurës penale në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka qenë në specializim në Rusi. Ishte prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Tash është nënkryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës. Ka ligjëruar edhe në Fakultetin Juridik të Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa. Ka të botuara 30 njësi bibliografike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.