Rexhep Mehmeti
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1939 në Ballne të Kavajës. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë, të mesmen (Normalen) në Prishtinë, kurse Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”SEDIMENTIMI I FERRAHIDROKSIDIT DHE FERROKSIDIT NGA MEDIUMET HOMOGJENE NË PREZENCËN E URESË”(kr). Mr. Rexhep Mehmeti doktoroi në të njëjtin Fakultet në Zagreb në janar të vitit 1982 me temën: ”SEDIMENTIMI I HIDROKSIDIT TË KROMIT (III) NË PRANINË E GJELATINËS”(kr). Dr. Rexhep Mehmeti në fillim punoi si prof. i kimisë në Gjimnaz dhe Normale të Mitrovicës, më 1971 u zgjodh asistent i kimisë inorganike në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kimisë analitike-instrumentale në këtë fakultet. Ka ligjëruar edhe në SHLT dhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Ka të botuara 10 punime shkencore dhe ka qenë dekan i FSHMN të Prishtinës. Vdiq më 1997.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.